Një vit pas një vrasjeje të ndodhur në Selanik të Greqisë, ku humbi jetën një 43-vjeçar nga Korça, Spartak Dervishi, efektivët vunë në pranga dy bashkëpunëtorët në krim.

 

Më herët ishte arrestuar një shtetas tjetër nga policia greke, kurse këtë të mërkurë, blutë e Korçës prangosën dy të tjerë të përfshirë në krim. Shtetasit Orgel Xhambazi dhe Medi Ganolli, 24 vjeç dhe 32 vjeç akuzohen se kanë vrarë me thikë pas një konflikti të çastit 43-vjeçarin.

 

Të dy të arrestuarit janë të dënuar më parë për vjedhje. Ndaj tyre, Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja me dashje”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *