Subscribe

Të heshtur dhe me kokën poshtë janë paraqitur para gjykatës katër nga pesë të arrestuarit për konfliktin e ndodhur në zonën e plazhit në durrës, ku mbeti i vrarë 39-vjeçari Armando Baboçi dhe u plagos djali i tij, Erald Gjinit 19 vjec.

 

Në seancën e zhvilluar këtë të martë, togat e zeza pasi u njohën me provat e paraqitura nga ana e organit të akuzës, vendosën të mbyllin në qeli, dy të rinjtë, Klodjan Daci dhe Serxhio Tatazi. Ndërsa liruan Argit Kastriotin dhe Endri Çimon.

 

Sa i takon, personit të pestë të akuzuar në këtë ngjarje, Enrik Tatazi, i cili mbeti po ashtu i plagosur me armë zjarri, masa u vendos t’i komunikohet në ambientet e spitalit të traumës në tiranë ku po merr trajtim.

 

Ngjarja ndodhi ditën e premte, ku dy pjestarët e dy familjeve u përplasën me njëri-tjetrin pas një konflikti të nisur për motive të dobëta mes 19-vjeçarit Erald Gjini dhe Klodjan Dacit.

 

Konflikti degjeneroi me përdorimin e sendeve të forta, e më pas me armë.

 

Në lidhje me këtë ngjarje janë shpallur në kërkim dhe tre persona të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *