Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin mbi autorët e vrasjes së Marvi Mihalit.

Autori kryesor i vrasjes, Dejvis Bitraj do të vuaj 19 vite burg, aq sa ishte dënuar edhe nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Ndërkohë tre të rinjtë e tjerë, bashkëpunëtore në vrasje janë dënuar me nga 12 vite burg seicili, konkretisht Eugen Bitraj si dhe Marsel e Kridens Alla.

Marvi Mihali u vra në verën e vitit 2017, pas një sherri të jisur mes të rinjve në Tiranë për një karikues telefoni.

Viktima që në atë kohë ishte vetëm 22 vjec, dhe Dejvi Bitraj janë konfliktuar në telefon për shkak se celulari që Mihali kishte blerë ishte me probleme.

Pasi kanë lënë një vendtakimi për tu sqaruar, gjithcka ka përfunduar në një tragjedi pasi Marvi Mihali është qëlluar për vdekje me thikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *