Tritan Shehu denoncon “kriminalizimin” e zgjedhjeve nga ana e mazhorancës.

 

Ai tha për emisionin “Quo Vadis” se Rama përdori institucionet dhe krijoi qindra vende fiktive pune, me qëllim manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve.

 

Në një moment, deputeti i konfirmuar tha se socialistët arritën deri aty sa iu premtonin fshatarëve që do të lejohen të kultivojnë kanabis nëse votonin për PS.

 

“Përdorimi kriminal i institucionve, Policisë. Kanë shkuar deri tek terrorizimi i banorëve. Fshatarëve iu premtonin që “votoni për ne se do t’iu lejojmë të mbillni kanabis”. Kemi një kriminalizim të plotë të procesit. Në qarkun e Gjirokastrës, edhe çështja e kanabisit dhe terrorizimi i punonjësve janë të konkretizuara.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *