Kryebashkiaku aktual i Tiranës dhe njëkohësisht kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane Erion Veliaj i shoqëruar nga bashkëshortja ka votuar në QV e ngritur tek Parku Olimpik në Tiranë.

 

Kryebashkiaku Veliaj në fjalën e tij për mediat është shprehur se këto zgjedhje janë për qytetin për kopshtet, cerdhet, për mënyrën se si si pastrohet qyteti.

 

“Jam shumë i emocionuar sot, teksa vendosim se si do të vazhdojë qyteti. Dua ti bëj thirrje të gjithë qytetarëve sot të dalin dhe të votojnë. E di që ka parti që kanë bindje politike, që kanë inate të vjetëra dhe pazare të pambyllura, por këto zgjedhje janë për qytetin tonë. Këto zgjedhje janë për qytetin, për kopshtet, cerdhet, për mënyrën se si si pastrohet qyteti. Ndaj dhe mbipolitizimi dhe përdorimi i zgjedhjeve për të larë hesapet që dikush ka me të kaluarën nuk më bën sens. Jam i lumtuar të shikoj që në të gjithë qytetin ka radhë për të votuar. Veliaj falenderoi edhe kandidatin kundërshtar Arben Skënderi të Bindjes Demokratike “Me Arben Skënderin na bashkon një gjë: Kemi vendosur të rrisim fëmijët këtu.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *