Subscribe

Sipas Kushtetutës, në Parlamentin e Kosovës me 120 deputetë, 20 vende janë të rezervuara për partitë e pakicave, 10 prej të cilave vetëm për serbët.

Sipas analistëve, këta të fundit akuzohen se kanë marrë në dorë edhe tre vendet që i takojnë komunitetit boshnjak, duke ndihmuar fitoren e Adrijana Hoxhiq, aktualisht nënkryetare e Komunës së Mitrovicës së Veriut, që udhëhiqet nga Lista Serbe dhe ish ministre e pushtetit lokal në qeverinë e Ramush Haradinajt.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se loja e Listës Serbe me parti të caktuara cënon rendin kushtetues në Kosovë.

EHAT MIFTARAJ

DREJTOR EKZEKUTIV, IKD

“Një lojë politike mes Listës Serbe me parti të caktuara, qoftë boshnjake, qoftë rome e cenojnë në rend të parë rendin kushtetues të Republikës të Kosovës me vet faktin që përfaqësues të komunitetit boshnjak marrin mijëra vota nga serbët, kjo me të vërtetë është devijim i vullnetit të interesit të boshnjakëve, është jopërfaqësim efektiv dhe adekuat i interesave të tyre”.

Miftaraj e konsideron këtë qasje si rrezik për demokracinë në vend.

“Kjo përbën rrezik për demokracinë në Kosovë, kjo përbënë rrezik për të minuar parimet të cilat janë të mishëruara në Kushtetutën e Kosovës e që janë që përmes mashtrimeve, përmes deformimeve të marrëveshjeve të fshehta mes partive politike nga komunitet joshumicë në Kosovë, të devijohet vullneti dhe përfaqësimi efektiv i interesave të qytetarëve të Kosovës”.

Ndërsa Florent Spahija nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se çështja e komuniteteve është e rregulluar me ligj dhe nuk mund të ndërhyet në këtë çështje.

“FLORENT SPAHIJA

INSTITUTI DEMOKRATIK I KOSOVES

Konsideroj që juridikisht qeveria duhet të sigurojë votat llimisht për me u votu në Kuvend, dhe e dyta, për secilin ligj që është i rëndësishëm duhet të ulet dhe të ketë një bashkëpunim me secilin subjekt politik në vend. Çështja e komuniteteve është e rregulluar me Kushtetutë dhe ligj dhe votat e tyre janë të nevojshme. Mendoj që nuk kemi ndonjë nguti që çështje të tilla që nevojiten 2/3 e votave të komuniteteve janë prioritet për çështjet që duhet t’i trajtojë qeveria, së paku për këto dy vjetët e para”.

 

Subjekti politik boshnjak i drejtuar nga Adrijana Hoxhiq ka thyer një rekord në zgjedhjet e 14 shkurtit duke arritur që të sigurojë mijëra vota edhe në komunat ku nuk ka asnjë pjesëtar të komunitetit boshnjak.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *