Subscribe

Në më pak se 90 ditë nga data e zgjedhjeve, mundësimi i votës së diasporës mbetet në pikëpyetje. Javën e ardhshme, Komisioni Rregullator pritet të bëj vendimmarrjen e parë, gjithnjë nëse partitë politike janë dakordësuar për mënyrën e regjistrimit të emigrantëve. Ky është vetëm hapi i parë, pasi mazhoranca dhe opozita e bashkuar do të duhet të ri-gjejnë marrëveshjen edhe për mënyrën e votimit. Duket se konsensusi politik për t’u dhënë të drejtën emigrantëve për të votuar nga aty ku janë do ta rrezikojë atë.

Ilirjan Celibashi, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve deklarohet se nëse mungon dakordësia qoftë edhe në një pikë të procesit, zbatimi i tij mund të anulohet.

“ILIRJAN CELIBASHI

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

Vendimmarrja mungon edhe për zonën ku do të pilotohet votimi dhe numërimit elektronik. Zyrtarisht partitë politike ende nuk e kanë përcaktuar se ku do të zbatohet qoftë edhe në një zonë të administrimit zgjedhor kudo që të jetë ajo.”

 

“ILIRJAN CELIBASHI

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

Dilema nuk ka për identifikimin biometrik. Për pak ditë do të firmoset kontrata me “Smartmatic”, kompania që do të bëj realizimin në terren. Nga përllogaritjet, kostoja e identifikimit elektronik për një qytetar është më pak se 70 dollarë. Pajisjet që do ta mundësojnë atë dhe për të cilën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur blerjen, do t’i mbeten institucionet dhe përdorimi i tyre është i garantuar edhe për të paktën tre procese zgjedhore.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *