Ekipi i presidentes së zgjedhur të Komisionit Europian, Ursula von Der Leyen ka marrë goditjen e parë pasi komiteti i cështjeve ligjore në parlament, ka rrëzuar kandidaturat e hungarezit Lazlo Troçanji si komisioner i zgjerimit dhe rumunes Rovana Plumb në portofolin e transportit.

 

Dy kandidatët kanë konflikte interesi dhe nuk mund të shkojnë në seancat dëgjimore të konfirmimit, për shkak të mospërputhjeve në deklarimet e tyre financiare.

 

Laszlo Trocanji e ka kundërshtuar vendimin duke e quajtur politik dhe gjithashtu ka deklaruar se do të marrë masat e nevojshme ligjore.

 

Reagimet kanë qënë të ashpra edhe nga Budapesti zyrtar ku kryeministri Victor Orban këmbënguli se nuk do të ketë kandidaturë tjetër që mund të zëvendësojë Trocanjin.

 

I zgjedhur si europarlamentar në vitin 2015, Trócsányi konsiderohet si arkitekt i planeve të sistemit të ri të drejtësisë në Hungari, i kritikuar për kufizimin e fuqive të gjyqësorit.

 

Si ministër i Drejtësisë ai ka mbikëqyrur ligjet që kriminalizojnë organizatat që ndihmojnë refugjatët dhe që ngrenë kampe për azilkërkuesit.

 

Ai vjen nga rradhët e partisë eurospektike Fidez, e kryeministrit hungarez Viktor Orban.

 

Seancat dëgjimore janë parakusht për emërimet zyrtare, përpara se Komisioni i ri Evropian të nisë detyrën në nëntor.

 

Hungaria dhe Rumania tashmë duhet të dërgojnë kandidatura të tjera.

 

Ndërsa pritet vendimi i presidentes së zgjedhur, Von Der leyen menjëherë pasi komiteti I cështjeve ligjore të raportojë përfundimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *