Hera e fundit kur është luajtur kampionati ballkanik i volejbollit të rërës në Pogradec , daton që nga viti 2005 e prej asaj kohe janë zhvilluar  me ndërprerje kampionate lokale dhe kombëtare.

Këtë vit trajneri Llazi Kërxhalli ka filluar stërvitjet me volejbollistët pogradecarë me shpresën e një aktiviteti kombëtar.

Ai kërkon më shumë mbështetje nga Federatat për organizime të tilla ndërsa synimi i ti është të rikthejë edhe një herë në Pogradec kampionatin ballkanik.

 

LLAZI KËRXHALLI

TRAJNER

” Nëse do të kishte më shumë mbëtetje nga Federata sigurisht dhe aktivitetet do të ishin dhe  më të shumtë në qytetin tonë të Pogradecit. Beach Volley është një traditë në vendin tonë që nëse nuk do ta ruajmë do të humbas sic kanë humbur shumë sporte . Synimi është të krijohet sa më shpejt një kampionat kombëtar por edhe ballkanik pse jo.

 

Ekipi i volejbollit të Pogradecit stërvitet cdo ditë me shpresën për tiu rikthyer sa më shpejt aktivitetev e kombëtare .

 

VOLEJBOLLIST

 

Volejbolli në rrërë është një tjetër kënaqësi . Në verë është aktiviteti i preferuar mendoj për cdokënd që preferon plazhin dhe rrezet e diellit. Ne po stërvitemi 6 ditë në javë me iden se një ditë dhe këto aktivitete sportive do të rifillojnë.

 

Kampionatet janë zhvilluar në këtë qytet përgjatë sezonit turistik atëherë kur dhe turistët vendas e të huaj janë më të shumtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *