Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka denoncuar situatën në urgjencën e QSUT-ës,ku bën me dije se qindra pacientë nuk marrin shërbim mjekësor. Sipas saj, ata qëndrojnë me orë të tëra në këmbë duke kërkuar shërbim.

 

“Urgjenca e QSUT një tmerr pa fund”. Albana Vokshi denoncon situatën e rëndë: Miliona Euro çdo muaj që shkojnë PPP për oligarkë e klientë të  Qeverisë,  por asnjë shërbim për qytetarët. Për këdo që ka një hall me një të sëmurë këto ditë, #urgjenca e #QSUT është shndërruar në një tmerr pa fund. Qindra pacientë që presin me orë e orë të tëra pa marrë asnjë shërbim mjekësor; që ulërasin nga dhimbjet e bërtasin duke kërkuar shërbim. Një shtrat është kthyer në një dëshirë të paarritshme. Nuk ka as karrike për pacientët që përfundojnë ulur në shesh.”

 

Albana Vokshi akuzoi qeverinë se po I transporton paratë në xhepat e ‘oligarkëve’, ndërsa pacientët nuk kanë as karrige ku të ulën.

 

“Injeksionet dhe analizat e gjakut në rastin më të mirë bëhen në karrike, duke rënkuar nga dhimbjet që nuk kurohen. Miliona Euro cdo muaj që shkojnë PPP për oligarkë e klientë të  Qeverisë, por asnjë shërbim për qytetarët. Kjo eshte shendetesia #falas e Edi Ramës!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *