Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi akuzoi qeverinë se nuk ka marrë asnjë masë për të mbrojtur stafin mjekësor nga infektimi. Sipas saj, një tjetër mjek është infektuar në Mirditë dhe pavarësisht kësaj, nuk është kryer asnjë test për familjarët dhe kontaktet e tij.

 

“Një tjetër person në stafin e spitalit të Mirditës është prekur nga COVID -9. Arsyeja? Asnjë masë mbrojtëse për ta. Pse nuk shpërndahen veshjet, maskat, dorezat që erdhën nga Turqia e u propaganduan me të madhe nga ministrja? Ato nuk duhen vetëm për shoën e Kryeministrit e të ministreve në Rinas. Propaganda nuk i mbron mjekët, infermierët, stafin mbështetës.  Më e keqja është se deri më tani asnjë test nuk është bërë për familjarët apo kontaktet që ka pasur personi i prekur, ndërkohë që javën e fundit ka pasur probleme shëndeti e ka bërë vizita me mjekë të tjerë në spital.”

 

Vokshi tha se Ministria e Shëndetësisë duhet të lërë shoun dhe të kryejë punën siç duhet.

 

“Qeveria duket se nuk po bën detyrat e saj:

-Për të mbrojtur stafin mjekësor, duke shpërndarë në mënyrë urgjente mjetet mbrojtëse për të gjithë personelin e spitaleve dhe qendrave shëndetësore (mjekësor dhe mbështetës);

– Për të kryer testet e nevojshme çdo familjari, kontakti të të prekurve, të ndjekë rastin në mënyrë qe ta izolojë e ta trajtojë.

Ministria e Shëndetësisë të lërë propagandën e t’i përvishet punës me seriozitet. Koha nuk pret sa të mbarojne shfaqjet në ERTV. Shëndeti dhe jeta e cdo mjeku dhe cdo qytetari është e shtrenjtë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *