Partia Demokratike akuzoi qeverinë për një dështim masiv me rihapjen e shkollave.

 

Sipas Albana Vokshit, në javën e dytë të zhvillimit të procesit mesimor, janë infektuar 160 mësues dhe kjo për të vetmen arsye sepse qeveria nuk ka marrë asnjë masë.

 

Me përfundimin e javës së dytë të vitit të ri shkollor, situata në shkolla në të gjithë vendin është përkeqësuar, por qeveria nuk ka marrë asnjë masë as për të frenuar përhapjen e shpejtë të virusit, as për të rritur cilësinë e mësimdhënies. Duke patur si prioritet karrigen e pushtetit të vet personal, Edi Rama është i fokusuar tek riciklimi i mashtrimeve elektorale të viteve të shkuara dhe ka lënë mësuesit e  nxënësit në mëshirë të fatit. Asnjë masë shtesë e marrë në shkolla për mbrojtjen e tyre. Asnjë qindarkë e investuar për një mësimdhënie më të mirë.Nga informacionet që disponojmë nga të gjitha shkollat e vendit, rreth 160 mësues dhe staf, si dhe mbi 100 nxënës janë të infektuar, por nuk është marrë asnjë masë për të ndërprerë zinxhirin e infektimit.

 

 

Vokshi madje shton se numri real duhet të jetë më i madh por Rama ka urdhëruar kodin e heshtjes.

 

 

Drejtuesit militantë në shkolla e mbajnë të fshehtë informacionin, me qëllim që të mbulojnë dështimin e partisë në pushtet me hapjen e shkollave pa asnjë plan.

Numri real duhet të jetë shumë më i lartë për dy arsye:

 

  1. Tamponimi është bërë pak ose aspak

 

  1. Edi Rama ka urdhëruar kodin e heshtjes. Asnjë drejtues nuk bën transparencë e nuk informon stafin mësimor, prindërit e nxënësit duke krijuar një situatë shumë të rënduar psikologjike. Mësuesit, nxënësit së bashku me familjarët janë në panik që shkaktohet më së shumti nga pasiguria, frika që vjen nga mungesa e informacionit.

 

 

 

Përfaqësuesja e partisë demokratike sqaron edhe pikat kryesore ku është dështuar ne menaxhimin  e shkollave.

 

 

  1. Nuk respektohet protokolli I sigurisë së shëndetit.

 

Në shkolla nuk ndiqet rradha e veprimeve për të testuar çdo kontakt, karantinuar dhe shkëputur zinxhirin e infeksionit.

 

  1. Kushtet higjieno sanitare vazhdojnë të jenë të mjerueshme.

Në rreth 90% të shkollave mungojnë kushtet më elementare, si uji i rrjedhshëm dhe sapuni. Kjonsituatë është edhe në Tiranë, megjithëse çmimi i ujit është rritur vit pas vit nga Erion Veliaj.

 

  1. Dezinfektimi midis turneve nuk bëhet dhe nuk sigurohen as maska, as dezinfektantë.

Nxënësit dhe mësuesit i kane blerë vetë maskat dhe dizenfektantët, duke rritur kostot e familjeve, sepse qeveria e Edi Ramës nuk ka investuar asnjë qindarkë për sigurinë e tyre.

 

  1. Mësuesit janë të mbingarkuar, duke rrezikuar uljen e cilësisë së mësimdhënies.

Qendrimi me orë të zgjatira dhe të papaguara nga mësuesit po i çon ata drejt demotivimit. Për qeverinë e Edi Ramës mësuesit dhe nxënësit nuk janë prioritet, prandaj janë lënë në mëshirë të fatit.

 

 

Partia Demokratike u bën thirrje të gjithë drejtuesve të shkollave të mos u binden urdhrave të pushtetit Edi Ramës ne dëm të shëndetit të mësuesve, të nxënësve dhe në dëm të cilësisë mësimdhënies.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *