Ish deputetja Albana Vokshi ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës së nuk ka paguar mjekët, infermierët dhe mësuesit.

 

Përmes një postimi në Facebook, Vokshi shkruan se qeveria është korrekte për të paguar 380 milionë euro për koncesionet korruptive të shëndetësisë, por harron të paguajë pagat e 52 mijë mjeke, infermiere dhe mesues.

 

“Qeveria e Edi Ramës është korrekte për të paguar 380 milionë euro për koncesionet korruptive të shëndetësisë. Edi Rama i paguan Vilmës, Ilirit, Majlindës, Janit dhe kujtdo që fshihet pas tyre miliona euro çdo muaj, pa u vonuar asnjë ditë, për koncesione që kanë çuar në kolaps shëndetësinë. Por kjo përkujdesje as që mendohet për mjekët, infërmierët dhe mësuesit.  Rreth 52 mijë familje shqiptare, trajtohen si të njerkës në shtetin e Edi Ramës. Janë rreth 18 mijë  mjekë dhe infermierë, si 34 mijë mësues, të cilët qeveria i ka lënë me ditë e javë pa paga, megjithëse për shumicën e tyre kjo pagë është mjeti i vetëm injetesës.  Në shtetin e padrejtë të Edi Ramës që funksionon për një grusht klientësh të kryeministrit, por jo për qytetarin e zakonshëm, qeveria ia lejon vetes të vonojë pagesat për detyrimet e saj, ndërsa për 38 mijë qytetarë e kryefamiljarë përgjigja është burgu. Ata kanë përfunduar në burg për mosrespektim të afateve të pagesave të ujit dhe dritave nga pamundësia për t’i paguar ato.”

 

Gjithashtu Vokshi ka thënë se shtetit të padrejtë të Edi Ramës duhet t’i japim fund së bashku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *