Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi ka deklaruar se ka dëmtime dhe në Maternitetin e Ri jo vetëm në urgjencën e Durrësit.

 

Në një postim në Facebook, Vokshi ka publikuar foto që tregojnë, sipas saj, dëmtimet e Martenitetit.

 

Ajo I kërkon qeverisë që të bëhet transparente me qëllim evitimin e numrit të lartë të viktimave.

 

“Nuk është vetëm urgjenca në Durrës, që ka pësuar dëmtime, megjithëse e paprekur në strukturë. Materniteti i Ri është i dëmtuar, po ashtu. Fotot më poshtë tregojne një gjendje tepër shqetesuese. Thuhet që atje ka qenë edhe një ekip për të bërë vlerësimin teknik të godinës, por asgjë nuk është bërë publike. Është në detyrën e qeverisë të bëjë menjëherë transparencë. Sa më shumë informacion, aq më pak dëme në njerëz, aq më pak panik.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *