Subscribe

Policia e Durrësit ka arrestuar 48-vjeçarin me iniciale L.M., banues në Tropojë, pasi akuzohet se kryente vjedhje me anë mashtrimit. Po ashtu, ai ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

 

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ditën e djeshme, në Sukth, është kapur nga uniformat blu, duke tentuar t’i vjedhë me anë të mashtrimit shumën prej 60.000 lekë të reja, shtetasit P. Z., pronar i një karrotreci.

 

Ai realizonte skemën e mashtrimit duke telefonuar pronarët e karrotrecave me pretekstin se kishte automjetin e prishur, më pas i kërkonte para atyre për të paguar servisin dhe pasi i merrte largohej me shpejtësi.

 

“Nga hetimet e kryera rezultoi se shtetasi L. M. është autor i dyshuar i 5 vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht: Më datë 27.02.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën prej 600 euro, shtetasit E. Ç.; Më datë 18.03.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën prej 65.000 lekë, shtetasit A. P.; Më datë 18.04.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën 800 euro, shtetasit P. P. Më datë 18.07.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën 700 euro, shtetasit A. G.; Më datë 21.07.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën prej 500 euro, shtetasit S. M.”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *