Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi akuzohet si autori i 8 vjedhjeve.

 

I ndaluari është shtetasi me iniciale Y.Gj., është dënuar nga Gjykata e Sarandës me masën e sigurisë “arrest me burg” më 28 nëntor të këtij viti.

 

Sipas hetimeve rezulton se ky shtetas në harkun kohor nga marsi në shtator ka realizuar 8 vjedhje në banesa të ndryshme. Të gjitha këto vjedhje kanë ndodhur në fshatin Çukë të Sarandës.

 

Nga vjedhjet e kryera në banesat e sipërpërmendura ka rezultuar se shtetasi Y.Gj, ka vjedhur kryesisht orendi shtëpiake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *