Një punonjës policie në Tiranë është pezulluar nga detyra, pasi dyshohet se ka vjedhur 5.5 milionë lekë të sekuestruara nga policia dhe i ka përdorur për shpenzime personale.

 

Bëhet fjalë për Klodjan Caushin, me detyrë specialist pranë Njësisë së Posaçme Operacionale “Enfast”, i cili, në vitin 2016 ka shpërdoruar detyrën duke përvetësuar për shpenzime personale 5.5 milionë lekë.

 

“Shuma monetare ishte e sekuestruar në cilësinë e provës materiale, në kuadër të një procedimit penal. Është e provuar se punonjësi i policisë, me dashje nuk ka zbatuar detyrimet që rrjedhin nga Kodi i Procedurës Penale për dispononim e provës materiale mbi  kthimin e sendeve, pronarëve të ligjshëm, të cilëve iu ishin sekuestruar në kuadër të hetimit. Po ashtu, ky punonjës policie nuk ka përmbushur detyrimet për zbatimin e vendimit të gjykatës për kthimin e sendeve të sekuestruara, e për pasojë ka dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit dhe shtetasve. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e SHÇBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *