Një gjykatë në Kaliforni ka dënuar me 4 vite burg një nga tre personat e akuzuar për vjedhjen e qenve të Lady Gaga-s. 30-vjeçari Jaylin Keyshawn White, pranoi se ishte pjesë e një bande që sulmoi dhe qëlloi kujdestarin e qenve Ryan Fischer, teksa ai po i nxirrte për një shëtitje në Hollywood.

 

Këngëtarja ofroi një shpërblim prej 500,000 dollarë për këdo që arrin të sjellë në shtëpi qentë e saj të dashur, që i përkasin një race shumë të dashur nga të famshmit amerikanë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *