Zëvendës ministrja e Brendshmë, njëkohësisht kryetarja e Shtabit të Emergjencave Rovena Voda është shprehur se vëmendja është maksimale për përballimin e emergjencës në të cilën ndodhet vendi.

 

Në një lidhje direkte në edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus, Vada ka thënë se grupet e punës ndodhen në terren dhe po punojnë për verifikimin e objekteve që janë në rrezikshmëri të lartë për banorët.

 

Gjithashtu nga Vizion Plus, zv.ministrja ka theksuar se është e vërtetë që ditët e para vëmendja ishte e fukusuar tek operacionet e kërkim-shpëtimit, por që tashmë asnjë nuk do të ngelet jashtë vëmendjes.

 

Si po ecën aksioni për prishjen e objekteve që janë në rrezik për banorët?

 

Është e vërtetë që aksionin e kemi të përqëndruar në shumë objekte, por fokusi është tek ato ndërtesa apo banesa që kanë një rrezikshmëri më të lartë. Duke filluar që prej 3 ditësh Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit së bashku me Inspektoriatin Vendor të Bashkisë së Durrësit janë në terren për të prishur këto banesa që përbëjnë rrezik për qytetarët. Sot ne kemi 15 objekte të shkatërruara nga IKMT, 8 i kemi në Thumanë unë po flas për qarkun Durrës dhe 7 godina të shkatërruara në Durrës, që prej ditësh së djeshme kemi 8 objekte godina të mëdha me shumë volum kate që kërkojnë një ndërhyrje të specializuar të inspektorëve në terren dheunë besoj se neser këto 8 godina do të mbyllen. Jemi ende në evidentim të numrave që janë në dinamikë me numrin e objkjeve të tjera që kërkojnë ndërhyrje.

 

 

 

Zonja Voda shumë qytetarë megjithëse grupet e ekspertëve si ato shqiptarë dhe të huaj janë në terren, presin se sa do të zgjasë ky proces. Një qytetar që nuk është në zonat më të rrezikshme si Durrësi, pyet se sa kohë duhet që të shkojë eksperti për ta. Cila është përgjigja juaj?

Unë thash se ky është një proces në dinamikë, ditët e para përsa i përket verifikimit sigurisht që nuk ka qenë me intensitetin që janë tashmë, pasi fokusi ishte tek operacionet e kërkim-shpëtimit, por më lejoni që të themi se vetëm këtë të hënë, në Bashkinë e Durrësit kemi inspektuar 191 inspektime  ku të pabanueshme janë shpallur 64 objekte dhe për tu prishur vetëm sot janë identifikuar vetëm sot 17 godina. Në Durrës kemi 11 grupe pune që janë të përbërë nga 45 ekspertë lokalë vendas dhe 25 ekpertë të huaj ndërsa në krujë 6 grupe me 6 ekperstë lokalë dhe 10 ekspertë ndërkombëtarë dhe Shijaku me 12 ekspertë lokale. Mos të harrojmë se Durrësi është qyteti i dytë më i madh pas Tiranës dhe dëmet nga tërmeti realisht janë shumë të mëdhaja dhe ne po e ndjejmë çdo ditë sfidën me të cilën po hasim, por që janë të angazhuar të gjithë grupet e verifikimit, të cilët shpeshherë dalin edhe nga skema e planit që kanë për shkak të telefonatave të ndryshme nga qytetarë që nuk mund të jenë pjesë e zonave të tyre të inspektimit dhe ato janë të detyruar të zhvendosen në një zonë tjetër. Unë ju lutem qytetarëve që duhet të bëjnë vetëm pak durim. Nëse banesa e tyre do të klasifikohet si e pabanueshme ato duhet që ti drejtohen njësisë vendore apo pikave të informacionit në bashki që ne i kemi shtuar për të marrë një vertetim që janë banorë i lagjës, banesa është pronë e tij dhe banesa është e pabanueshme, më pas ne kemi detyrimin që siç e deklaroi edhe kryeministri Rama banorët do të akomodohen në strukturat hoteliere për të cilat ne po bëjmë të pamundurën për të gjetur kapacitetet e duhura.

 

Zonja Voda është e qartë për familjet që do të shkojnë ose që janë aktualisht në hotele por problem mbeten familjet që janë në fshat ose që mbeten në zonat gjys rurale në periferi të qyteteve Durrës, Fushë-Krujë apo të krujës. Këto familje nuk pranojnë të largohen për shkak të tokës së tyre, të mbjellave që kanë bazës materile e ushqimore dhe bagëtinë ato kanë më së shumti nevojë për ndihmë. Cili është plani juaj për këtë kategori të banorëve?

Për shkak se ndoshta vëmendja më e madhe e të gjithë mediave është përqëndruar në qytetin e Durrësit kun ë fakt dëmet janë dhe të një shkalle të madhe, një situatë që qytetarët e Durrësit nuk janë përballur ndonjëherë. Vëmendja jonë nuk ka munguar dhe për zonat rurale, ne  kemi 160 çadra në komunën e Ishmit dhe aty kemi të strehuar 200 deri në 260 persona. Në sukth aktualisht kemi vetëm katër çadra me katër familje dhe një kamp të cilin ne e ngritëm urgjentisht me 300 persona të tërë këto persona ne i morëm dhe i akomoduam në strukturat hoteliere, pasi kemi pas dhe raste ku ato kanë qënë dakord që të largohen. Në Manzë deri më tani kemi rreth 100 çadra që sigurisht aty kërkohen kapacitete pak më shumë kemi familjarë brenda tyre që do të mundohemi që shumë shpejt për nevojat e tyre ne tu përgjigjemi përmes emergjencave civile dhe rezervave materialeve të shtetit, por deri më tani materialit e nevojshme jua kemi dërguar me forcat e armatosura. Vëmendja për fshatin do të vazhdojë në të njëjtin intensitet si qytetin.

 

Ju jeni njëkohësisht edhe zëvendës-ministre e Brendshme dhe shumë qytetarë kanë pasur shqetësim sigurinë e shtëpive në ato pallate që janë shpallur  të pabanueshme për shkak se kanë pasur frikë nga hajdutët. A keni marrë masa ju në lidhje me këtë shqetësim që të gjithë këto objekte të ruhen me forcat e rendit?

 

Edhe pse jam kryetare e shtabit të emergjencës sigurisht që pjesa e detyrës si zëvendës minister e Brendshme nuk më ndahet dhe siguria për mua mesa po shikoj mbetet e para. Policia e shtetit përmes një plani masash të vijojë funksionimin do të thoja unë jo me numrin e forcave që operon vazhdimisht, ne kemi força shtuese lëvizëse operacionale, kemi pasur efektivë nga FNSH-ja e Fierit të alokuar në Durrës dhe disa efektivë policie të ardhur nga Drejtoria Vendore e policisë Tiranë që kanë mbështetur forcat e Durrësit. Aktualisht unë ju jap një shifër të saktë, ku në Durrës kemi rreth 800 forca policie të cilat janë të dedikuara për të monitoruar pallatet që janë të vëna në perimetrin e sigurisë, shoqërojnë grupin e ekspertëve në terren dhe në patrullimet e shumta në zona të ndryshme të qytetit. Nuk është e vërtetë, informacioni që marr unë nga komisariati i Bashkisë nga mbrëmja e djeshme nuk ka pas asnjë ngjarje kriminale vjedhje apo grabitje, madje unë kam marrë informacion se dhe kur ka ndodhur ka pasur arrestimi, ka pas arrestime para 4 ditësh dhe të shtunën në darkë janë arrestuar edhe dy persona të tjerë për vjedhje. i siguroj qytetarët që policia e shtetit është 24 orë në shërbim pranë tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *