Moti i keq dhe me reshje shiu pezulloi lundrimin detar në Vlorë. Trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk ka mbërritur në mëngjesin e të martës në port, ndërsa shkak ishte moti i keq, shoqëruar me forcën e detit deri në shtatë ballë, në det të hapur.

 

Burime nga kapitaneria e portit Vlorë, thonë se nuk janë lejuar në lundrim as mjetet e peshkimit, ndërkohë që anijet e mallrave do të qëndrojë në radhë deri në një moment të dytë, për shkak të motit të keq. Ndërkohë konfirmohet se situata pritet të përmirësohet në orët në vijim.

 

Kapitaneria e portit konfirmon se mjetet lundruese të peshkimit do të vijojnë të qëndrojnë në port, deri kur situata të normalizohet plotësisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *