Dy persona janë asfiksuar nga gazi pasditen e kësaj të diele në fshatin Romës të Vlorës, teksa po rregullonin pompën e ujit në pus.

Dyshohet se 55 dhe 23-vjeçari u futën brenda për të rregulluar pompën, por më pas janë asfiksuar nga gazi. Ata u nxorën nga familjarët e tyre dhe u dërguan me urgjencë për në spital.

Nuk ka ende informacion se në çfarë gjendje shëndetësore ndodhen dy të lënduarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *