Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, në bashkëpunim me Policinë e Vlorës dhe sektorin e krimeve, kanë nisur në Vlorë kontrolle të befasishme në segmente rrugore dhe banesa.
Përgjatë gjithë kësaj të enjteje ka pasur kontrolle në banesa ku ka pasur dyshime për fshehjen e personave me rrezikshmëri të lartë.
Ndërkohë që kontrollet janë kryer në vendbanime ku ka patur edhe informacion nga shtetet fqinje se mund të jenë strehuar persona në kërkim me rrezikshmëri kriminale. Këtë mbrëmje, aksionet e kontrollit nga FNSH po zhvillohen në segmentet kryesore rrugore.
Në fokus të këtyre kontrolleve janë automjetet e shtrenjta dhe ato me xhama të zinj, të cilat mund të përdoren si mjedise të përshtatshme për fshehjen e personave në kërkim.
/vizionplus.tv





