Subscribe

Operatorët turistik në Vlorë po përballen me humbje të mëdha këtë sezon turistik.

Ata thonë se situata e krijuar si rrjedhojë e pandemisë i ka detyruar të gjithë turistët e huaj që të anulojnë prenotimet për këtë vit.

Anullime që po vazhdojnë edhe gjatë muajit gusht.

Hotelet, sipas operatorëve, gjatë muajit korrik kanë funksionuar me vetëm 30% të kapacitetit ndërsa fluksi më i madh i turistëve ka qenë gjatë fundjavave.

Por dhe pse në një situatë të vështirë, në bregdetin e Vlorës nuk kanë munguar turistët e huaj dhe pse në numër të vogël.

Jemi nga Bjellorusia Vijmë për here te pare ne Vlore. Pse na pëlqen Vlora ….Sepse këtu ka det qe mua pëlqen shume ,është një vend i mire dhe gjithçka këtu është shume mire.

Do te jemi këtu ne Vlore 7 dite. Na pëlqen natyra,deti ,malet 

Është hera e dyte qe jam ne Shqipëri .Është një vend i bukur me male ,dete e lumenj .Kam qene ne Sarande herën  e pare .Ne Vlorë vij për here te pare dhe me pëlqen .Deti është me i miri. Ne hotel sillen shume mire me ne, janë njerëz te mire por te flasësh rusisht me ata është e vështirë. Për here te pare po flasim bashke rusisht 

E ndërsa operatorët presin që muaji gusht të ndryshoj situatën e vështirë të krijuar nga pandemia, turistët e huaj thonë me bindje se do të vijojnë të vizitojnë Shqipërinë edhe vitin e ardhshëm. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *