Futbollistët titullarë të Vllaznisë kanë thyer bojkotin dhe i jane rikthyer seancave stërvitore. Ata u paraqiten në fushën stërvirore të fshatit Golem paraditën e kësaj të hëne, në periferi të Shkodrës. Kapiteni Gilman Lika dhe zevendestrajneri Safet Osja thanë për mediat se problematikat e ngritura ditet e fundit në lidhje me pagat e pamarra kane gjetur zgjidhje nga premtimet e kryebashkiakes Ademi.

Burime për Vizion Plus bënë të ditur se Ademi ka premtuar dhënien e tre pagave, për shkurtin, marsin dhe prillin deri në datën 3 qershor kur në program është rinisja e kampionatit.

Titullarët vendosen pak ditë më parë të bojkotonin pa afat stërvitjen si pasojë e mos marrjes së rrogave nga janari e në vazhdim.

Të vetmit lojtarë që ende nuk I janë bashkuar ekipit janë lojtarët nga Maqedonia e Veriut, Eframov, Adili dhe Hristov ndërsa trajnri Jonuz po përfundon karantinën dy javore në Shkodër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *