Subscribe

Vllaznia ka zgjedhur Juglindjen për të zhvilluar fazën përgatitore në prag të nisjes së sezonit të ri.

Deri tani tek skuadra shkodrane kanë ardhur 13 futbollistë, tre prej të cilëve rikthehen në shtëpinë e tyre.

Drejtori sportiv, Matko Djarmati tha se Vllaznia do të jetë një nga skuadrat kryesore të këtij sezoni, e cila si objektiv kryesor do të ketë rikthimin në Europë.

MATKO DJARMATI

DREJTOR SPORTIV I VLLAZNISE

”Jam shumë optimist këtë sezon. Kemi trajnerë që di si të fitojë dhe të stërvise skuadrën. E gjithe kjo eufori që kemi, na çon në një nivel më lartë. Unë e njoh Superligën shumë mirë dhe çdo ditë flas me trajnerin për çfarë duhet të këtë kujdes në kampionatin shqiptar. Kjo sepse çdo trajner i huaj e ka të vështirë vitin e parë sa të njohi skuadrat dhe sekretet e tyre. Objektivi i Vllaznisë mbetet të kapi një vend në Kupat e Europës, por do të shohim çdo ndeshje me radhë.

Trajneri i ekipit të Vllaznisë, Tomas Brdariç është  i kënaqur me atë çfarë po tregon skuadra në procesin stërvitor, ndërkohë që nuk e fsheh kërkesën për të pasur një sulmues në ekipin e Vllaznisë.

THOMAS BRDARIÇ

TRAJNERI I VLLAZNISE

” Jemi gati për sezonin  e ri. Skuadra po stërvitet shumë mirë. Kuptohet që për çdo fillim të ri kërkon kohën e vet. Djemtë e shoh që me zor po presin rifillim e kampionatit. Në skuadër na kanë ardhur shumë djem të rinj por shpresoj që deri në fund të merkatos të na afrohet dhe një sulmues.

Kapiten i ri i skuadrës Erdenis Gurishta,  tha se është privilegj për çdo lojtar shkodran  të mbajë rolin e drejtuesit.

ERDENIS GURISHTA

KAPITEN I SKUADRËS

”Shiriti i kapitenit është i rëndësishëm për të gjithë. Rëndon shumë dhe në të njëjtën kohë është dhe privilegj shumë i madh. Megjithëse unë jam Gurishta dhe detyra ime është të bëjë mirë në fushë si fillim dhe të marrim rezultatet pozitive. Projekti i ri duket serioz dhe shpresoj ta kthejë Vllzaninë aty ku meriton.”

Vllaznia do e nisë sezonin në 12 shtator përballë Apolonisë së Fierit, në sfidën e vlefshme për javën e parë të Kategorisë Superiore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *