Ekipi i Vllaznisë është nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm drejt Ohrit të Maqedonisë së Veriut ku do të zhvillojë një stërvitje disaditore në prag të startit të gjysmës së dytë të sezonit. Stafi teknik ka marrë me vete një grup prej 19 lojtarësh të cilëve do t’u shtohet edhe blerja më e re e ekipit tonë, Mevlan Adili.

Po ashtu, gjatë këtyre ditëve, me ekipin pritet të bashkohet edhe ndonjë lojtar tjetër me të cilin drejtuesit e klubit po negociojnë për të parë mundësinë e veshjes kuqeblu të tyre.

Ekipi është nisur herët nga Shkodra me qëllim për të mbërritur shpejt në Ohër dhe për t’u sistemuar tek hotel “Belvedere” ndërkohë që në orën 15.00 do të zhvillojë seancën e parë stërvitore. Trajneri Jonuz dhe ndihmësit e tij u kanë bërë të ditur futbollistëve edhe planin për ditët në vijim teksa nesër do të ketë dy seanca, e po ashtu edhe të premten ndërkohë që të shtunën në orën 13.00 do të zhvillojë miqësoren e parë, atë ndaj ekipit të Pogradecit./ :www.vllaznia.al

 

Lista e lojtarëve të grumbulluar në Ohër

1. Alen Sherri
2. Ted Laço
3. Kristi Qarri
4. Renato Malota
5. Dajan shehi
6. Erdenis Gurishta
7. Herald Marku
8. Behar Ramadani
9. Ardit Krymi
10.Florind Bardulla
11.Ndriçim Shtubina
12.Gilman Lika
13.Silvio Zogaj
14.Filip Gligorov
15.Mevlan Adili
16.Arsid Kruja
17.Serjan Repaj
18.Elmir Lekaj
19.Maxim Cojocaru
20.Olsi Mali

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *