Vllaznia ka prezantuar goditjen e parë në merkaton e dimrit. Bëhet fjalë për mbrojtësin shqiptar të Maqedonisë së Veriut Mevlan Adili.

Lojtari në fjalë ka firmosur për një periudhë njëvjeçare. Adili luan në qëndë të repartit të prapavijës dhe ka luajtur në ekipet e Shkupit dhe Shkëndisë së Tetovës në vendin fqinje por edhe në Rumani me UTA Arad dhe në Lituani me Zalgiris.

Klubi shkodran do të vazhdojë të jetë në merkato për të plotësuar me elemente cilësore edhe repartet e tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *