Vllaznia do të zbresë nesër në fushë përballë Elbasanit në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Shkodranët kërkojnë të ruajnë rezultatet pozitive edhe në kupë.

 

Në koherencën për shtyp në prag të ndeshjes, drejtori sportiv i klubit, Matko Djarmati tha se nuk e njohin mirë kundërshtarin ndonëse skuadra është përgatitur për të marrë maksimumin.

 

MATKO DJARMATI

DREJTOR SPORTIV I VLLAZNISË

“Objektivi është të shkojmë sa më lart. Kupa është objektiv i klubit tonë dhe ne do të tentojmë t’i shkojmë deri në fund. Për mua nuk ishin surprìzë këto dy fitore. Kemi luajtur me dy ekipe që nuk janë në nivel të lartë, por përsëri është kampionat shqiptar dhe ndeshjet janë shumë të vështira. Absolutìsht nuk e pranojmë euforìnë në ekip. As stafi teknik. Duhet të pyesni dhe lojtarët, nuk është ndonjë gjë e madhe çfarë kemi bërë deri tani.”

 

I pyetur për takimin me Tiranën, sfidë e vlefshme për javën e tretë në kampionat, Djarmati u shmang me diplomaci.

 

 

MATKO DJARMATI

“Vëmendje tek Tirana ? Deri tani jo. Ishte Elbasani përpara dhe punojmë për Elbasanin. Kemi mjaft kohë, një javë, 10 ditë deri në takimin me Tiranën. Deri tani kemi punuar vetëm për Elbasanin. Do të jetë një formacion mìks me lojtarët e stolit. Jo se është një ndeshje e lehtë, por dhe trajneri duhet të shohë lojtarët çfarë ka në dispozìcion, pra a janë të gatshëm 100.”

 

Ndërkohë ndeshja që do të mbyllë turin e dytë të Kupës së Shqipërisë është Laçi-Egnatia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *