Ekipi i Vllaznisë në volejboll për të reja është shpallur në Korcë kampion pasi ka mundur  1 me 3 të rejat e Skënderbeun.

Pasi fituan takimin e parë me rezultatin 3-0 në Shkodër, të rejat e Vllaznisë fitojnë edhe  ndeshjen e dyrë kesaj rradhe në pallatin e sportit ‘Tamara Nikolla’ të Korçës me rezultatin 3-1.
Volejbollistet e reja shkodrane dominuan që në setin e parë duke e fituar 21-25 . Seti i dytë  u fitua edhe më thellë nga shkodranet  me rezultatin 19-25. Vetëm në setin e tretë volejbollistet korçare  fituan

25-21. Për të vulosur formalisht titullin kampion u luajt edhe seti I tretë që u mbyll 24-26.

Vllaznia e drejtuar nga trajneria Ana Gjelaj me këtë sukses arrin katër tituj kampion, ndërsa Skënderbeu këtë sezon u shpall nënkampion në volejboll për të reja.

Duhet thënë se të dy takimet e finales kanë dhuruar emocione të forta në të gjitha setet e dy ndeshjeve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *