Klubi i Futbollit “Vllaznia” njoftoi nënshkrimin e marrëveshjes për sponsorizimin , partneritetin dhe bashkëpunimin ndërmjet Klubit dhe Bashkisë Shkodër nga njëra anë, me Shoqerinë ”ALBAPHOTO” shpk – DISTRIBUTOR I AUTORIZUAR I ”FUJIFILM” dhe SHOQATA E BASKETBOLLIT ”VLLAZNIA”.

Kjo marrëveshje ka objekt të saj:

a) Bashkëpunimi për konsolidimin e rezultateve të ekipit të parë dhe ekipeve të moshave të Akademisë “Vllaznia”, rikthimin e qëndrueshëm të Klubit të Futbollit “Vllaznia” sh.a në pozicion dinjitoz në renditjen e kampionantit kombëtar të futbollit të Superligës shqiptare dhe mundësinë për pjesëmarrje në aktivitete dhe kompeticione ndërkombëtare.

b) Partneritetin, midis paleve për të dhënë mbështetje teknike dhe financiare Klubit të Futbollit “Vllaznia” sh.a., në bashkëpunim dhe harmonizim me angazhimet dhe kontributet teknike dhe financiare të vetë Bashkisë Shkodër si aksioneri i vetëm, por edhe të strukturave drejtuese, të personelit, lojtarëve dhe çdo aktori tjetër institucional, publik, privat dhe që ka interes.Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje bashkëpunimi nis menjëherë, në mbështetje të ekipit të parë “Vllaznia” dhe ekipeve të moshave të Akademisë “Vllaznia” për arritjen e rezultateve sa me te larta.

Por në një kohë që konfirmohet marrëveshja e bashkëpunimit për sponsorizimin e klubit, në këtë njoftim për mediat nuk sqarohet nëse do të ketë transferim aksionesh tek Alban Xhaferri, biznesmeni që ka në pronësi kompanite e lartëpermendura.

Xhaferri ka kohë që i kërkon Bashkisë, shumicën e aksioneve të klubit të futbollit por duket se marrëveshja e fundit, të paktën për momentin nuk e përfshin kalimin ligjor të aksioneve.

Aktualisht Xhaferri eshte presidentit i ekipit te basketbollit te Vllaznise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *