Presidenti Ilir Meta, i ka dorëzuar titullin “Naim Frashëri” violinistes së njohur shqiptare, Ervis Gega. Titulli i është dhënë artistes së talentuar në Berlin, ku presidenti i ka shprehur mirënjohjen Gegës për kontributin e dhënë për lartësimin e emrit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Vlerësimi “Naim Frashëri” i është akorduar Geges “në shenjë vlerësimi për kontributin artistik si një violiniste e shquar dhe e suksesshme shqiptare, e cila ka interpretuar në festivalet shqiptare dhe në skenat e mëdha botërore”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *