Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla kërkoi një reagim nga lideri i PD, Lulzim Basha për vlerësimin që mori ish-kreu i KED, Ardian Dvorani nga DASH.

 

Duke komentuar deklaratat e presidentit Ilir Meta këtë të mërkurë, Balla tha se Basha ende nuk ka reaguar për Dvoranin. Nga ana tjetër, ai tha se kreu i shtetit edhe një herë provoi se është kundër reformës në drejtësi.

 

“Që Ilir Meta ka qenë dhe vazhdon të jetë kundër Reformës në Drejtësi, s’ka asnjë dyshim. Por pyetja që pret përgjigje është: Lulezim Basha Kryetari Partisë Demokratike ku është fshehur? Ku është Luli Basha? Përse nuk e përshëndet Luli Basha vendimin e SHBA për ta shpallur gjyqtarin Ardian Dvorani kampion të luftës kundër korrupsionit? Ku je Lul? Përse fshihesh? Dil dhe përgjigju! Je në një aleancë me Ilir Metën kundër Drejtësisë së re, apo je në krahun e duhur bashkë me SHBA dhe BE për çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi? Dil Lulëzim dhe sqaroje me kë je!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *