Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
11 May 2026
Vizion fokus

Macron ndërpret samitin në Nairobi

OKB paralajmëron katastrofë globale: Bllokimi i Hormuzit mund të...

Gjermania refuzon propozimin e Putinit për ndërmjetësimin e ish-kancelarit...

Cilat viruse transmetohen më lehtë në anijet turistike?

Durrës, interes për blerje pronash, agjentët imobiliarë: Të huajt...

“BE shton kushtet për Shqipërinë”, Berisha: Rama fsheh rekomandimet...

Rama: Vend lider për prokurimet! Ministrat nuk kanë lidhje...

“I lodhur dhe i plakur”, pamja e Vladimir Putin...

Nis me debate seanca në GJKKO ndaj Ilir Metës,...

Gjykata rrëzon kërkesën për zëvendësim mase, ish-presidenti Meta mbetet...

Vladimir Putin thotë se Moska është gati për një raund të ri bisedimesh paqeje me Ukrainën

28 Qershor 09:50

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi të premten se Moska është e gatshme për një raund të ri bisedimesh të drejtpërdrejta për paqe me Ukrainën, edhe pse luftimet dhe sulmet me dronë vazhdojnë të përshkallëzohen në të dy anët.

Gjatë një vizite në Minsk të Bjellorusisë, Putin tha se zyrtarët rusë dhe ukrainas po diskutojnë për kohën e mundshme të takimit të ardhshëm, ku pritet të shqyrtohen edhe kushtet për një armëpushim, një ide që deri më tani është refuzuar në mënyrë të përsëritur nga Kremlini.

Megjithatë, përparim konkret në negociata nuk është bërë. Dy raunde të mëparshme bisedimesh në Stamboll kanë qenë të shkurtër dhe nuk kanë prodhuar rezultate. Ukraina kërkon që hapi i radhës të jetë një takim mes presidentit Volodymyr Zelensky dhe vetë Putinit, sipas ministrit të mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov.

Por kjo kërkesë duket e papranueshme për Moskën. Putin ka deklaruar se një samit mund të ndodhë vetëm pasi të jenë rënë dakord pikat kryesore të një marrëveshjeje paqeje, një proces që mund të zgjasë muaj apo vite. Ai ka përsëritur gjithashtu pretendimin se Zelensky ka humbur legjitimitetin pasi i ka përfunduar mandati presidencial, një akuzë që Kievi dhe aleatët e tij e hedhin poshtë.

Lufta me dronë intensifikohet

Në të njëjtën kohë, Ukraina dhe Rusia vazhdojnë shkëmbimet intensive të sulmeve ajrore. Forcat ajrore ukrainase thanë se gjatë natës Rusia kishte lëshuar 363 dronë të llojit Shahed dhe mjete mashtruese, si dhe tetë raketa, nga të cilat u rrëzuan shumica.

Ministria e Mbrojtjes ruse pretendon se ka rrëzuar 39 dronë ukrainas në disa rajone, përfshirë 19 në Rostov dhe 13 në Volgograd. Sulmet me dronë me rreze të gjatë janë bërë një veçori kryesore e luftës, ndërsa të dyja palët garojnë për zhvillimin e armëve gjithnjë e më të sofistikuara.

Një nga operacionet më të suksesshme të Ukrainës ndodhi në fillim të qershorit, kur ajo arriti të shkatërrojë ose dëmtojë gati një të tretën e flotës bombarduese strategjike të Moskës, përmes dronëve të thjeshtë dhe të lirë të futur në territorin rus në mënyrë të fshehtë.

Ukraina ndal ofensivën ruse në Sumy

Ndërkohë, komandanti i lartë i ushtrisë ukrainase, gjenerali Oleksandr Syrskyi, deklaroi të enjten se forcat ukrainase kanë ndalur avancimin rus në rajonin verilindor të Sumyt dhe kanë stabilizuar vijën e frontit pranë kufirit me Rusinë.

Sipas Syrskyi-t, kjo fitore mbrojtëse ka penguar Rusinë të zhvendosë rreth 50 mijë trupa, përfshirë forca elitare ajrore dhe detare, në zona të tjera të frontit.

Ukraina ka filluar të përdorë dronë ndjekës për të interceptuar sulmet ajrore, si një strategji e re ndaj intensifikimit të sulmeve me raketa dhe dronë nga Rusia. Deri më tani, Moska nuk ka reaguar për deklaratat e Syrskyi-t.

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka hyrë në vitin e katërt dhe nuk ka shenja të ndalimit, ndërsa përpjekjet ndërkombëtare për paqe, të udhëhequra nga SHBA-të, deri tani nuk kanë sjellë përparim.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
bisedime paqe Putin Ukraine

Nga e njëjta kategori

Macron ndërpret samitin në Nairobi

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e martë

më shumë...

OKB paralajmëron katastrofë globale: Bllokimi i Hormuzit mund të çojë 45 milionë njerëz drejt urisë

më shumë...

Gjermania refuzon propozimin e Putinit për ndërmjetësimin e ish-kancelarit Schröder në Ukrainë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:46

Macron ndërpret samitin në Nairobi

4:31

Parashikimi i motit për ditën e martë

4:29

OKB paralajmëron katastrofë globale: Bllokimi i Hormuzit...

4:17

Gjermania refuzon propozimin e Putinit për ndërmjetësimin...

4:03

Cilat viruse transmetohen më lehtë në anijet...

3:28

Durrës, interes për blerje pronash, agjentët imobiliarë:...

3:21

Policia e Shtetit vlerëson 7 efektivë që...

2:53

“Nuk ka rrezik nga Hantavirusi”, ISHP: Virusi...

2:37

“BE shton kushtet për Shqipërinë”, Berisha: Rama...

2:34

Rama: Vend lider për prokurimet! Ministrat nuk...

2:29

“I lodhur dhe i plakur”, pamja e...

2:03

Nis me debate seanca në GJKKO ndaj...

1:49

Hëna e Re sjell ndryshime të forta,...

1:47

Protesta e tregtarëve në Vlorë, kryebashkiakja Mersini:...

1:33

Gjykata rrëzon kërkesën për zëvendësim mase, ish-presidenti...

1:18

Kryeministri Rama: OBP, kapërcim i madh për...

12:55

GJKKO shqyrton kërkesën për zëvendësim mase ndaj...

12:50

Makina përplaset me motorin në Fier, një...

12:46

Tregtarët e Vlorës në protestë, nuk lejohen...

12:31

Konkurrentet e reja trazojnë ujërat, rritet tensioni...

Më të klikuarat

  • E rëndë në Korçë, 21-vjeçarja denoncon për ngacmim seksual k...
  • “E zbrita nga ambulanca derisa erdhi policia”, flet babai i...
  • Hëna e Re sjell ndryshime të forta, Horoskopi javor nga Meri...
  • Mos printoni faturë pas tërheqjes në bankomat, ja çfarë para...
  • Koreja e Veriut ndryshon kushtetutën: Përgjigje automatike b...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.