Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit mes sfidave jo vetëm politike, por edhe ekonomike, në kushtet e pandemisë. Megjithatë, rruga e vendit drejt integrimit mbetet e qartë.

Këtë e ka konfirmuar presidentja në detyrë, Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj në Bruksel.

Pas takimit me presidentin e parlamentit europian, David Sassoli, Osmani u shpreh se Kosova mbetet e përkushtuar  për të kryer reformat e nevojshme.

Ndërsa në takimin me komisionerin për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varheli, ushtruesja e detyrës së presidentit, kritikoi mungesën e veprimit per liberalziimin e vizave.

Sa i takon procesti të dialogut, përfaqësuesi i posaçëm i bashkimit europian Mirosllav Lajçak, ka konfirmuar se nuk do të organizojë ndonjë raund të ri takimesh mes Prishtinës dhe Beogradit, pa përfunduar procesi zgjedhor në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *