Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
19 August 2026
Vizion fokus

Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë lëkundje pas...

Situata e zjarreve në vend, ja si paraqitet deri...

SHBA, paditen FB dhe Instagram! 29 shtete akuzojnë kompaninë...

Dita e 80-të e protestës, nis marshimi në rrugë

Alarm për lëndë plasëse në një furgon në Vlorë,...

Trump: Bllokada amerikane në Hormuz do të mbetet në...

Krimi në Ksamil/ Policia arreston 11 persona, dy të...

“Do të hamë macet për të mbijetuar”/ Mesazhet tronditëse...

Mirditë/ Kapet duke ndezur tre vatra zjarri, arrestohet 65-vjeçari

Musiala humb sërish ndjenjat në fushë, Bajerni i Mynihut...

Vjosa Osmani do të shfuqizojë vendime të ish-presidentit Thaçi

25 Nëntor 17:36

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur, se do të shfuqizojë ato vendime të ish-presidentit Thaçi që bien ndesh me praktikat diplomatike.

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani tha të mërkurën se do të shfuqizojë të gjitha dekretet e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të cilat janë në kundërshtim me praktikat diplomatike. Deklarata e Osmanit, u bë pas raportimeve në media të emërimit si Konsull i Përgjithshëm në Pragë, të Flakron Shalas, djali i deputetit Haxhi Shala. Ushtruesja e detyrës së presidentit Vjosa Osmani, thotë se ajo vazhdimisht ka kërkuar nga qeveria që të shqyrtojë dokumentet për shërbime diplomatike, por “ende nuk ka fituar qasje në këtë material”.

“Konsullata e Përgjithshme në Pragë dhe emërimi i Konsullit të Përgjithshëm aty, janë në kundërshtim me çdo praktikë diplomatike dhe konsullore të vendeve demokratike. Nuk mund të hapen Konsullata të Përgjithshme në të njëjtin qytet ku kemi edhe Ambasadë. Fatkeqësisht, ky nuk është rasti i vetëm. Është praktikë e mbrapshtë, të cilën duhet ta kthejmë mbarë. Prandaj ato dekrete do të shfuqizohen”, shkroi Osmani në një postim në rrjetin e saj social, Facebook.

Debati për votën e Haxhi Shalës

Emërimi i Flakron Shalës, në pozitën e Konsullit të Përgjithshëm në Pragë, është kundërshtuar edhe nga disa organizata të shoqërisë civile në Kosovë. Deputeti Haxhi Shala, u bë subjekt i një debati publik, për faktin që vota e tij ishte vendimtare në votimin e Qeverisë aktuale të drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti, ndonëse më herët ai kishte deklaruar se do të votonte kundër qeverisë Hoti. Gjatë seancës për votimin e qeverisë, vetë Haxhi Shala, deklaroi se ai e kishte ndryshuar mendimin për ta votuar qeverinë, pasi kishte takuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe sipas tij, “për këta dy persona do ta votojë qeverinë Hoti”, duke lënë të kuptohet se Thaçi dhe Haradinaj, i kanë kërkuar atij që ta votojë qeverinë Hoti. Lëvizja Vetëvendosja çështjen e votës së Haxhi Shalës për qeverinë e Hoti e ka dërguar për trajtim në Gjykatën Kushtetuese, duke pretenduar se presidenti nuk guxon të ndikojë tek deputetët për votën e tyre./ REL

Posted Under:
Kosova Politike
Tagged:
Presidenti Thaçi Vjosa Osmani

Nga e njëjta kategori

Dita e 80-të e protestës, nis marshimi në rrugë

më shumë...

Kurti dhe Abdixhiku “rishtrëngojnë duart”, flasin për emra konkretë për Presidentin

më shumë...

Takimi me Abdixhikun, Kurti: Synojmë konsituimin e institucioneve!

më shumë...

Reforma e re territoriale e bashkon me Korçën, kryebashkiaku i Maliqit: Jam i paqartë për statusin e bashkisë!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:03

Shumica e njerëzve bëjnë të njëjtin gabim...

10:29

Mendoni se po pini mjaftueshëm ujë? Këto...

10:15

Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë...

10:06

Këto ushqime ju ndihmojnë ta mbani sheqerin...

9:56

Situata e zjarreve në vend, ja si...

9:51

SHBA, paditen FB dhe Instagram! 29 shtete...

9:42

Dita e 80-të e protestës, nis marshimi...

9:28

Alarm për lëndë plasëse në një furgon...

9:19

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që...

8:50

Trump: Bllokada amerikane në Hormuz do të...

8:32

Krimi në Ksamil/ Policia arreston 11 persona,...

8:29

“Do të hamë macet për të mbijetuar”/...

8:16

Mirditë/ Kapet duke ndezur tre vatra zjarri,...

8:05

Kurti dhe Abdixhiku “rishtrëngojnë duart”, flasin për...

8:00

Musiala humb sërish ndjenjat në fushë, Bajerni...

7:55

NATO në alarm? Trupat zhvillojnë stërvitje në...

7:33

Barcelona godet në merkato, siguron yllin e...

7:27

Kapet në flagrancë zjarrvënësi në Mirditë, Lamallari...

7:07

Dy skutera përplasen me njëri-tjetrin në Vlorë,...

7:04

Aksident tragjik në Tiranë, shoferi 23 vjeçar...

Më të klikuarat

  • “E dua jashtëzakonisht shumë”, i dha fund pas 30...
  • Detaje të reja nga krimi në Ksamil/ Autori “kyç gojën” para...
  • VIDEO/ I mbuluar nga gjaku, momenti kur policia arreston vra...
  • I riu francez u masakrua me thikë në Ksamil, Taulant Balla f...
  • I riu nga Hasi vret me thikë 20-vjeçarin francez në Ksamil...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.