Subscribe

Botimi i parë i sagës së Elena Ferrantes u shoqërua me enigmën e anonimatit. Kush ishte kjo grua që i përfshiu lexuesit shqiptarë në një botë kaq të ngjashme me atë që po jetonim? Faqe pas faqe, të gjithë harruan të zbulonin kush fshihej pas këtij pseudonimi dhe gjithnjë e më shumë u përfshinë në historinë e dy heroinave të sagës. Kështu nisi lexuesi të priste me ankth edhe vëllimin tjetër.

 

Po çfarë e bën këtë sagë kaq të vlerësuar nga kritikët? Cili shtet do të duhet të kandidojë Ferranten për çmimet në letërsi, kur ajo nuk pranon të jetë as më pak e as më shumë se Elena?

 

Ishte lajmëruar që vëllimi i katërt, “Historia e vajzës së humbur”, të vinte në nëntor, por lexuesit nuk prisnin aq.

 

Ndaj botuesja zgjodhi ta prezantojë në panairin e Prishtinës, duke përmbyllur kështu një sagë, çka është një zgjedhje klasike e vështirë që zgjedhin shkrimtarët të bëjnë sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *