Subscribe

 

Muaji i fundit i dimrit do te mbyllet me dite te acarta. Vala e te ftohtit qe ka përfshire te gjithë Europen do te preke edhe vendin tone. Sinoptikanet parashikojnë jo vetem temperatura te ulëta disa grade nen zero, por edhe reshje dëbore ne pjesën me te madhe te territorit te vendit. Ndryshimet pritet te nisin ditën e diele.

 

Kjo vale e te ftohtit Siberian do te mbaje te mbërthyer Shqipërinë deri ne ditët e para te marsit. E mërkura dhe e enjtja parashikon ditët me te ftohta, ku temperaturat  pritet te zbresin ne -8 grade celsius ne zonat veriore, e po ashtu vlera negative do te shënohet edhe ne zonat e ulëta. Nuk përjashtohet mundësia e reshjeve te dëborës edhe ne Tirane.

 

Ndryshe nga karakteristika e tij, shkurti i këtij viti shënoi temperatura me te larta se normalja, si dhe u regjistrua nje sasi e madhe reshjeve, 30% me shume se norma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *