Këtë të martë ka mbërritur në Rinas charteri i parë me turistë nga Polonia.

Ministri i Mjedisit dhe i Turizmit, Blendi Klosi tha në “Facebook” se në ditët në vijim do të ketë edhe grupe të tjera që do të vizitojnë Shqipërinë.

“Fluturimi i parë🛩️ me turistë nga Polonia. Në Rinas me përfaqësues të kompanive turistike që ndërlidhin vendet, për të uruar mirë se ardhjen turistëve polakë, si dhe për të nënvizuar rëndësinë e respektimit të protokolleve të shendetësisë nga personeli, turistët e vizitorët. Charteri i parë nga Polonia, do të pasojë me të tjerë, me një frekuencë mesatara 4 herë në javë. #smilealbania😊🇦🇱#unërrinëshqipëri.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *