Subscribe

Policia e Tiranës arrestoi një bullgar dhe shpalli një tetër në kërkim, pasi nëpërmjet një aparati të quajtur “Skimmer”, arrinin të klononin kartat e bankomateve dhe në këtë mënyre vidhnin paratë pa dijeninë e klientëve. “Skimmers” janë në thelb lexues kartash krediti apo debiti me qëllim që të rrëmbejnë të dhënat jashtë shiritit magnetik të kartës. Lexuesi është një pajisje, e cila mbivendoset në vendin ku qytetarët fusin kartat e tyre.

 

Fotot tregojnë pajisje të vërteta “skimmer” të vëna në përdorim në bankomate. Aparatet janë vendosur në lexuesin e kartave pa rënë shumë në sy, por shigjetat janë shumë afër lexuesit. Kjo është një shenjë që një “skimmer” është instaluar mbi atë ekzistues, pasi lexuesi i vërtetë i kartave do të kishte hapësirë para shigjetave.

 

Për sekretarin e përgjithshëm të shoqatave të bankave, Spiro Brumbulli, rastet e vjedhjes së kartave nuk janë të panjohura ndërkohë që bankat kanë një komitet të kartave ku ndajnë informacionin e nevojshëm për ngjarje të tilla. Diçka e rëndësishme sipas tij është dhe siguria në përdorimin e teknologjisë. Për sa i përket rimbursimit, nëse bëheni pre e vjedhjes së këtij lloji, Brumbulli thotë se diçka e tillë varet nga hetimi.

 

Sulmet “skimming” siç njihen në terminologji, vazhdojnë të jenë një problem edhe pse bankat e nivelit të dytë bëjnë vazhdimisht ndryshim të dhënash për kartat. Sipas ekspertëve edhe nëse kartat kanë një çip, të dhënat vazhdojnë të jenë në shiritat magnetikë të tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *