Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 August 2026
Vizion fokus

Thellohet përplasja për emigrantët, Spanja i përgjigjet Italisë duke...

Vendosën eksploziv në derën e shtëpisë së 72 vjeçarit...

Noizyt i vendoset sërish eksploziv në derën e dyqanit...

Lionel Messi në zi, ndahet nga jeta në moshën...

“Korrupsioni, rrezik për NATO-n”, Berisha: Harta e PS me...

Incidenti në Kuvend, Kurti: Më gjuani me vezë, vetëm...

Parandalohet krimi në Spille, pas sherrit shkoi të vriste...

Përshkallëzohet situata në Kuvendin e Kosovës, deputetja sulmon me...

Retë e hirit nga Etna detyrojnë aeroportin e Katanias...

Kosova në “provën e zjarrit”, nëse dështon konstituimi i...

Vizita e kryeministrit Rama në Francë, nënshkruhet partneriteti strategjik mes vendeve

28 Mars 19:08

Gjatë vizitës së Kryeministrit Rama në Paris, dy qeveritë kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh të cilat ngrenë kuadrin e bashkëpunimit dypalësh Shqipëri – Francë në nivel strategjik.

 

Gjatë vizitës palët patën mundësinë të konfirmojnë marrëdhënien speciale midis Shqipërisë dhe Francës si dhe rëndësinë e bashkëveprimit afatgjatë midis dy vendeve në fushën e sundimit të ligjit, mbrojtjes dhe sigurisë, në rrafshin dypalësh, rajonal dhe më gjerë.

 

Në takimin e posaçëm me homologun francez Bernard Cazeneuve, Kryeministri Edi Rama shprehu falenderimet e qeverisë shqiptare për mbështetjen e Francës në procesin e integrimit europian të vendit tonë si dhe për vëmendjen e shtuar dhe dedikimin e Francës në mbarëvajtjen e proceseve dhe projekteve rajonale.

 

Kryeministri Cazeneuve vlerësoi progresin e Shqipërisë dhe ecurinë e reformave në fushën e sundimit të së drejtës, përpjekjet e suksesshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kryeministri francez falenderoi gjithashtu palën shqiptare për bashkëpunimin me autoritetet franceze në fushën e luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

 

Bashkëbiseduesit veçuan rëndësinë e trefishtë të zbatimit të reformës në drejtësi si një reformë të nevojshme për të rritur besueshmërinë e institucioneve të drejtësisë, si dhe impaktin e saj në fushën e sigurisë dhe në përforcimin e sundimit të së drejtës në ekonomi. Pala franceze nënvizoi gjithashtu rolin e posaçëm të Shqipërisë në stabilitetin demokratik të rajonit.

 

Në përfundim të takimit, në praninë e dy kryeministrave, Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe Ministrat francezë Fekl, Desir dhe Todeschini, nënshkruan deklaratën e partneritetit strategjik midis dy vendeve si dhe marrëveshjet për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe atë të sigurisë.

Posted Under:
Kryesoret Politike

Nga e njëjta kategori

“Korrupsioni, rrezik për NATO-n”, Berisha: Harta e PS me 46 bashki, katastrofë për vendin

më shumë...

Incidenti në Kuvend, Kurti: Më gjuani me vezë, vetëm hajdeni në takim të arrijmë marrëveshjen për presidentin

më shumë...

Përshkallëzohet situata në Kuvendin e Kosovës, deputetja sulmon me vezë Albin Kurtin

më shumë...

EMRAT/ Bajri zihet me shokun e burgut, ja kush janë të dënuarit që u konfliktuan ditën e sotme

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

2:47

Thellohet përplasja për emigrantët, Spanja i përgjigjet...

2:39

Vendosën eksploziv në derën e shtëpisë së...

2:36

Noizyt i vendoset sërish eksploziv në derën...

2:23

Lionel Messi në zi, ndahet nga jeta...

2:09

“Korrupsioni, rrezik për NATO-n”, Berisha: Harta e...

2:04

Incidenti në Kuvend, Kurti: Më gjuani me...

1:50

Parandalohet krimi në Spille, pas sherrit shkoi...

1:15

Përshkallëzohet situata në Kuvendin e Kosovës, deputetja...

1:02

Retë e hirit nga Etna detyrojnë aeroportin...

12:34

EMRAT/ Bajri zihet me shokun e burgut,...

12:12

Kosova në “provën e zjarrit”, nëse dështon...

12:10

Ankand për topin e “Dorës së Zotit”,...

11:56

Festivali i folklorit në Kotë, 25 grupe...

11:55

Siguria rrugore, Hita në terren: Një rregull...

11:48

Sherr në burgun e Fierit, dy të...

11:33

Njëri u vendosi zjarrin dy makinave, tjetri...

11:25

Zelensky mbërrin në Beograd, mirëpritet nga presidenti...

11:16

Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orët e...

10:39

Kush do të jetë presidenti i ri...

10:04

Flakët përfshijnë furgonin që vinte nga Maqedonia...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • EMRAT/ Bajri zihet me shokun e burgut, ja kush janë të dënua...
  • “Humba gjithçka”, bashkëshortja dhe djali ndërruan jetë në a...
  • Tragjedia në Gjermani, këta janë tre shqiptarët që humbën je...
  • Jeta po i përkëdhel! Këto 3 shenja të zodiakut do të përjeto...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.