Fshati i njohur dhe me potenciale të mëdha natyrore, njerëzore dhe historike I Vithkuqit do investohet për një infrastrukturë sa më të përshatshme në zhvillimin turistik. Projekti më madhor është parashikuar të zbatohet vitin e ardhëshëm me ndërtimin e ujësjellsit të ri që pritet ti sigurojë Vithkuqit furnizimin pa ndërprerje me ujë të pishëm.

 

Projektin e këtij investimi e deklaroi kryetari I bashkisë Korçë Sotiraq Filo, gjatë turit të takimeve për Buxhetimin me pjesmarrje, ndalesa e të cilit ka qënë ditën e shtunë në Vithkuq. ‘Kërkesa për ujësjellsin e ri nga banorët është shorehur prej një apo dy vitesh më parë. Nuk u realizua dot nga bashkëpunimi me investitorin e gazsjellësit TAP dhe tashmë do të kryhet me financim të Ujësjellsit Korçë’ bëri me dije kryebashkiaku Filo. Ai shtoi se vlera e këtij investimi shkon deri në 21 milion lekë të reja dhe se mendohet që vitin e ardhshëm fshati Vithkuq të ketë ujë pa ndërprerje në 24 orë.

 

Sipas kryebashkiakut Sotiraq Filo, investimet në Vithkuq nuk do mbeten te ujësjellsi I ri. Ai premtoi ndërhyrje në rrjetin e kanalizimeve, Infrastrukturën rrugore, sheshin e fshatit, monumentet e kulturës dhe gjithshka që mund të jetë përfitim për zonën e dobi për komunitetin. Filo  tha se Vithkuqi do të njohë po ato investime si Voskopoja duke lënë të kuptohet se këto dy fshatra mbeten prioritet në zhvillimin turistik të juglindjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *