Londra dhe disa qytete të tjera në Anglinë juglindore gjenden të izoluara nga kjo e diel pasi shkencëtarët britanikë konfirmuan se një version i ri i koronavirusit, ‘Super-Covid’ është 70% më i transmetueshëm dhe përbën 60% të rasteve të reja në kryeqytet.

 

Epidemiologu britanik John Edmunds deklaroi se ajo çfarë ndryshon tek ky version i ri nuk është progresi i sëmundjes, as imuniteti, por tek rritja e transmetimit.

 

Mutacionet e koronavirusit kanë shkaktuar ndryshime në proteinën që virusi përdor për tu bashkangjitur në trupin e njeriut.

 

Kryeministri Boris Johnson në një konferencë për shtyp bëri të ditur se një e treta e vendit do të jetë nën kufizimet e fazës së katërt pasi varianti i ri mund të rrisë vlerën R të vendit me 0.4.

 

“Ne duhet të veprojmë tani. Nuk mund të vazhdojmë me Krishtlindjen siç ishte planifikuar. Unë e di se sa emocione investojnë njerëzit në këtë periudhë të vitit dhe sa e rëndësishme është për gjyshërit të shohin nipërit e mbesat e tyre dhe familjet të jenë së bashku, por ne duhet të drejtohemi nga shkenca. Në këtë moment nuk kemi asnjë alternativë tjetër”, tha Johnson.

 

Mbrëmja e së shtunës në Londër ishte kaotike, njerëzit u përpoqën të shfrytëzojnë orët e mbetura të lirisë për tua arratisur në periferi.

 

Ndërsa edhe në dyqane u krijuan radhë të gjata për të blerë dhuratat e fundit.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *