Subscribe

Për kryeministrin Edi Rama, mbajtja e shkollave dhe e vendit mbyllur nuk është një opsion.

Në takimin online që pati me përfaqësuesit e Drejtorive Arsimore të vendit, Rama pranoi se rastet e infeksioneve do të pësojnë rritje për shkak të hapjes së vendit.

Mirëpo ai shtoi se nëse zbatohen masat, kjo rritje do të jetë minimale.

“Numrat vetëvetiu do të rriten, këtë e dimë nga praktikat ndërkombëtare dhe analiza e arsyeshme e faktorëve që nxisin rritjen e numrave, një hapje e madhe brenda gjithë hapësirë tani më të hapur të Shqipërisë, që do të shtojnë numrat, por ka rritje e rritje dhe mbi të gjitha ka rritje që vjen si rezultat i mungesës së bërjes së të gjitha yzmeteve të nevojshme që është një rritje katastrofike, ka dhe një rritje objektive që vjen si rezultat i një përballje të përditshme me këtë armik të padukshëm. Ne duam të dytën, shkollën nuk e rrethojmë dot me mure të atilla që të mos lejojë hyrjen e virusit, por nga mënyra se si do të bëhet puna, do të varet shumë pjesa tjetër, rezultati dhe rezultati nuk është një notë, por është shëndeti i fëmijëve. Mbajtja mbyllur e shkollave nuk ishte opsion dhe këtë na e thotë eksperienca e të gjitha vendeve.”

Shefi i qeverisë e bëri të qartë se koronavirusi nuk do të largohet, të paktën jo derisa të gjendet një vaksinë.

Për këtë arsye, ai përsëriti thirrjen që qytetarët të tregohen të përgjegjshëm në zbatimin e masave dhe ruajtjen e shëndetit.

“Virusi nuk ka ikur dhe nuk ka për të ikur deri kur të paktën të dalë një vaksinë e besueshme dhe e pranuar botërisht. Kjo do të thotë që në vend se të presim ikjen e virusit me magji, që nuk do të ndodhë, në vend se të hyjmë në rrugën pa krye të teorive të konspiracionit për mungesën e virusit, që është një rrugë çmendurie, dhe në vend që të presim që këtë gjë ta zgjidhe shteti ndërkohë që ne si qytetarë duam tu gëzohemi lirive tona, duhet që të gjithë të marrim përgjegjësitë. Shteti po bën dhe do të bëjë detyrën e vet. Por secili duhet të luftojë vetë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *