Katër persona, që mund të jenë viktimat e para të koronavirusit në Britani, janë dërguar në spital me simptoma të ngjashme me gripin. Pacientët e paidentifikuar besohet se kanë fluturuar nga Ëuhan në Londër dhe dyshohet se janë infektuar nga virusi kinez.

 

Ata janë shtruar në Spitalin Universitar të Glasgow dhe po trajtohen me kujdes, ndërsa po mbahen në izolim nga stafi i spitalit. Po ashtu, si masë paraprake mjekët po masin temperaturën e të gjithë të shtruarve të tjerë në spital.

 

Coronavirus ka vrarë deri tani 17 njerëz në Kinë, ndërsa është konfirmuar edhe një rast në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kinezët janë në panik se virusi po përhapet shumë shpejt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *