Subscribe

Viktor Marku, i dyshuari kryesor për vrasjen e Hekuran Billës, mohoi akuzat për ngjarjen e 11 qershorit. Ai u shfaq me maskë, nën shoqërinë e dy policëve dhe dukej i qetë para trupës gjykuese.

Marku tha se ditën e vrasjes dhe deri në momentin e ndalimit ai ka qenë në Mal të Zi. Gjykata kërkoi të vihet në dispozicion të saj procedura e ndalimit të pandehurit, pas pretendimit të avokatit, se arrestimi është bërë në mënyrë të paligjshme. Në këto kushte seanca për vlerësimin e masës së sigurisë u shty për të martën.

Më 11 qershor  Hekuran Billa, pasi ishte ndjekur deri në afërsi të Komunës së Parisit nga autorët me një  makinë tip benz, u qëllua me një armë zjarri silenciator.

Policia arrestoi fillimisht Sebastian Malin, nipin e autorit të dyshuar të vrasjes për të cilin një ditë më parë gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg.

Viktor Marku, është vëllai i  Prel Markut, që në tetor të vitit 2006, u ekzekutua ne Londër nga Hekuran Billa. Ky i fundit u dënua me burgim të përjetshëm për krimin e kryer po u lirua nga autoritetet e drejtësisë shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *