Në këtë ditë të fundit të 2020, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 589 të infektuar të rinj dhe shtatë humbje jete. Në 24 orët e fundit, sipas njoftimit, janë kryer 2.350 testime, të cilët kanë zbuluar pjesën më të madhe të rasteve të reja në Tiranë.

 

Pacientët që nuk e fituan dot betejën me koronavirusin ishin midis moshave 55-82 vjeç. Kurse numri i të shëruarve për këtë të enjte është 449. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 284 pacientë, 26 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

 

Nga nisja e pandemisë në mars dhe deri në ditën e fundit të 2020, në Shqipëri janë infektuar 58.316 qytetarë, kanë vdekur 1.181 të sëmurë si edhe kanë mposhtur virusin 33.634 persona. Nuk mungoi edhe një thirrje e fundit e Ministrisë së Shëndetësisë për qytetarët që të festojnë në familjet e tyre të vogla dhe të shmangin vizitat tek njëri-tjetri.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *