Tërmeti me magnitudë 7 ballë i shkallës Rihter, që goditi provincën jugperëndimore të Kinës, ka shkaktuar viktima. Deri tani raportohen të kenë vdekur 19 persona dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur. Pritet qe bilanci te përkeqësohet edhe më tej. Mes viktimave ka edhe turiste te huaj.

 

Tronditjet u ndjenë rreth orës 21:20 sipas orës lokale. Dëmet janë shënuar në ndërtesa të shumta si dhe në një nga rezervat natyrore më të famshme e mbrojtur nga UNESCO, Jiuzhaigou. Si pasojë e tërmetit, është ndërprerë edhe energjia elektrike dhe linjat e komunikimit.

 

Presidenti kinez ka urdhëruar ekipet e shpëtimit të bëjnë ç’është e mundur për nxjerrjen e të plagosurve nga rrënojat. Mbi 70 mijë njerëz humben jetën në këtë provincë si pasojë e një tërmeti që ra në vitin 2008.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *