9 persona kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë janë raportuar të humbur në Mandhra të Greqisë pas përmbytjeve që nisen te martën. Dy të moshuar rreth 80 vjeç u gjendën të vdekur në shtëpitë e tyre.

 

Ndërkohe rezultojnë disa të lënduar si pasoje e mitit te keq qe goditi vendin. Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan shumë dëme materiale, duke prishur shtëpi, automjete dhe ujërat nëpër rrugë arritën lartësinë 1.5 metra.

 

Në disa akse rrugore u ndërpre edhe qarkullimi i automjeteve. Ndërkohë, rruga nacionale  Athinë – Korinth u shndërrua në një lumë për shkak të reshjeve të dendura. Shumë shoferë u bllokuan brenda automjeteve të tyre. Autoritetet vendosen qe shkollat te qëndrojnë te mbyllura këtë te mërkurë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *