Subscribe

Rrugët e vendit vazhdojnë të përgjaken nga aksidentet rrugore. Një grua humbi jetën dhe dy persona të tjerë mbetën të plagosur si rrjedhojë e një aksidenti të ndodhur në aksin Thumanë-Krujë.

 

Në aksident u përfshinë një makinë tip “Opel” dhe një mjet i tonazhit të rëndë. Nga goditja e fortë humbi jetën në vend një 40-vjeçare, e cila ishte pasagjere në makinën tip opel, ndërsa morën plagë të shumta në trup shoferi dhe një pasagjer që po udhëtonte bashkë me ta.

 

Ndërkohë drejtuesi i kamionit është shoqëruar në polici dhe është marrë në pyetje lidhur me aksidentin.

 

Më herët, edhe në superstradën Lezhë-Milot mbetën të plagosur dy persona.

 

Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit ishull lezhë ku një makinë tip “Golf” u përplas me një ekskavator të bashkisë.

 

Si pasojë, mori plagë të shumta në trup shoferi i mjetit, i cili u dërgua drejt spitalit të traumës në gjendje të rëndë, ndërsa u plagos lehtë dhe pasagjeri që ndodhej në makinë.

 

Shkak për aksidentin dyshohet se u bë shpejtësia e lartë me të cilën po lëvizte mjeti tip “Golf”.

 

Një ditë m

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *