Mbrëmjen e së mërkurës u shënua viktima e gjashtë e Covid19 në vend.

 

71 vjecarja nga Tirana prej një jave ishte e shtruar në spitalin infektiv ku ndodhej në terapi intensive me frymëmarrje të drejtuar.

 

Por gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua ndjeshëm dje dhe bluzat e bardha e dërguan të moshuarën në urgjencën e QSUT për trajtim të specializuar pasi vuante nga hipertensioni.

 

Nga rendimi i gjendjes shëndetësore 71 vjecarja nga Tirana nuk arriti të mbijetojë duke shënuar kështu viktimën e gjashtë nga koronavirusi.

 

Njerezit me hipertension, ashtu si dhe ata me diabet apo me semundje pulmonare e kardiovaskulare, konsiderohen me te rrezikuarit nga COVID-19

 

Te gjithe personat qe kane humbur jeten deri me sot kane qene ne moshw relativisht te madhe dhe vuanin nga semundje te tjera serioze, pervec 43 vjecarit nga Kavaja I cili kishte probleme vetem me obezitetin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *